Transmetuar më 10-04-2014, 17:20

Kjo javë sjell fillimin e një fenomeni kozmik të cilët disa të krishterë kanë zbuluar ditët e fundit. Një “Tetrad” parashikon 4 “hëna të kuqe” të shfaqura në qiell dhe është një shenjë paralajmëruese për një ngjarje të jashtëzakonshme, thonë ekspertët.

NASA ka konfirmuar se Tetradi është shfaqur vetëm 3 herë në më shumë se 500 vite, dhe pritet që ai të ndodh tani. Në secilin nga këto raste ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme fetare.

Tetradi i parë, në 1493, solli dëbimin e hebrenjve nga ana e katolikëve spanjollë, e dyta, në 1949 solli krijimin e shtetit të Izraelit pas viteve të konfrontimit dhe luftës.

Ndërsa lufta 6 ditore Arabe-Izraelite shënoi të tretën në 1967, më herët se sa pritej. Tetrada e katërt e ndjekur nga 6 hëna të plota është caktuar për këtë javë dhe do të arrijë kulmin më 28 Shtator të vitit të ardhshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit