Transmetuar më 10-04-2014, 17:01

Ky është horoskopi ditor për ditën e premte, 11 prill që ju sjell Noa.al. Kjo ditë do të çojë më tej intuitën tuaj. Si rezultat i saj ju do të jeni në gjendje që ti kuptoni më së miri njerëzit që iu rrethojnë dhe do të arrini që të merrni vendime të drejta. Kjo është gjithashtu një ditë e favorshme lidhur me aktivitetet krijuese apo risitë në fushën e artit. Çdo aktivitet që do të kërkojë përdorimin e imagjinatës suaj do të jetë i suksesshëm.

Dashi

Ana materiale e të lindurve të kësaj shenje do të marrë një rëndësi të madhe sot. Taktikat tuaja të planifikuara më parë mund të dështojnë përballë një mendimi strategjik. Kushtojini më shumë vëmendje çështjeve tuaja financiare dhe mendohuni më shumë rreth blerjeve në ushqime dhe domosdoshmëri të tjera.

Demi

Demat po bëjnë hapa mbrapa drejt zakoneve të vjetra, duke rënë kësisoj viktima të dobësive të tyre. Veprimet e tyre duhet të përqendrohen kryesisht në shëndetin e tyre, situatën familjare dhe karrierën. Mos i mbyllni sytë nga nevojat tuaja, por tregohuni të sigurtë për të koordinuar në plane bashkë me partnerin.

Binjakët

Situatat e ditës së sotme kërkojnë më shumë maturi prej jush. Cilësi të tilla si konfuzioni, fshehtësia dhe inercia mund të jenë karakteristika që do ti shoqërojnë të lindurit e kësaj shenje gjatë gjithë ditës. Në mënyrë që të gjeni qetësi dhe të siguroni pozitat financiare, mendoni për një plan më afatgjatë të shpenzimeve.

Gaforrja

Idetë dhe prakticiteti do të jenë tejet të dobishme për gaforret gjatë gjithë ditës. Nuk do të përballeni me vështirësi financiare, vetëm nëse keni lënë disa para mënjanë më herët për realizimin e qëllimeve të caktuara. Duke menduar për të ardhmen do të tregoheni më të rreptë me paratë tuaja.

Luani

Sjelljet e luanëve gjatë gjithë ditës do të përcaktohen nga nevojat dhe përgjegjësia e detyrës. Mund të mos keni një situatë të favorshme në menaxhimin e ngjarjeve, veçanërisht të atyre familjare. Nëse përpjekjet tuaja do të japin rezultat të mirë kjo do të varet nga vendosmëria dhe durimi juaj.

Virgjëresha

Shanset e virgjëreshave për të pasur sukses janë të shumta sot, kjo falë prakticitetit tuaj në mënyrën e të vepruarit. Mos u kushtoni vëmendje thashethemeve dhe mos humbni kohë me spekulime. Qëndroni të vendosur në parimet tuaja dhe gjërat do të shkojnë më së miri.

Peshorja

Çështjet financiare mund të marrin përparësi gjatë gjithë ditës për të lindurit e kësaj shenje. Kjo është gjëja që do të ketë rëndësi kryesore në martesë, familje apo edhe në punë. Tregoni kujdes ndaj ndryshimeve drastike dhe rrethanave që mund të ndryshojnë drastikisht.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të njohin limitin e ashpërsisë dhe kryeneçësisë. Kjo këshillë merr një rëndësi të veçantë, veçanërisht sa u takon çështjeve financiare, si buxheti martesor, shlyerja e një borxhi etj. Ky është një moment ku ju duhet të tregoni durim për të përballuar vështirësitë.

Shigjetari

Është koha që shigjetarët të harrojnë për kënaqësitë dhe të mendojnë për përgjegjësitë. Veproni sipas një plani të rreptë dhe ndiqni një model të qartë për të përmbushr objektivat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini të merrni një shpërblim të kënaqshëm monetar.

Bricjapi

Rrethanat e sotme nuk do ti lejojnë bricjapët që të tregohen hapur ashtu siç ndihen si dhe për mënyrën se si duan të shpenzojnë paratë. Planet tuaja do të dukën të pamundura. Ju mund të ndjeni një ftohtësi të pashoqe në marrëdhënie me fëmijët, prindërit apo bashkëshortin.

Ujori

Ujorët do e vuajnë shumë mungesën e vëmendjes gjatë gjithë ditës. Qëndrimi në shtëpi dhe një siklet fizik do ti shoqërojë. Do të keni nevojë për dikë që t’iu rrijë pranë. Por mund të ndodh që të ketë një thyerje ose largësi mes jush dhe prindërve tuaj.

Peshqit

Pjesa më e madhe e ditës do të kalojë në pasivitet, pasi do të ndiheni tërësisht dembel dhe indiferent. Tjetërsimi i përkohshëm apo ndarja nga rrethi shoqëror do të jetë një gjë e lehtë për ju. Duke iu qëndruar besnik zakomeve tuaja, ju mund të përparoni duke zëvendësuar realitetin me ëndrrat./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit