
Informacione të reja lidhur me vdekjen e Lady Dianës dhe të dashurit të saj Dodi al-Fayed, janë duke u shqyrtuar nga ana e policisë britanike Scotland Yard.
Kjo pasi dyshohet se Diana mund të jetë vrarë nga forcat speciale të Mbretëreshës Elisabetta.
Një letër sekrete prej 7 faqesh është zbuluar gjatë gjyqit ushatarak të majorit Danny Nightingale, i cili u dënua për mbajtje të armëve pa leje.
Një dëshmitar kyç në gjyqin e Nightingale, i cili përmendet si ushtari N., shkruan se “SAS qëndron pas vrasjes së Princeshës Diana”.
Ndonëse këto informacione mund të kenë rëndësi kyçe për zbulimin e shkaqeve të vdekjes, ato po analizohen me hollësi, por nuk bëhet fjalë për të rihapur dosjen e vdekjes së saj, dosje e cila është mbyllur prej 5 vjetësh.
Versioni zyrtar mbi vdekjen e Lady Dianës, është ai i vdekjes si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në një tunel në Paris, më 31 gusht të vitit 1997, si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën ecte drejtuesi i makinës, për tu shpëtuar fotografëve që donin të fotografonin Dianën./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





