Transmetuar më 10-04-2014, 15:58

Nëpërmjet lindjes natyrale ndodh një transmetim i vërtetë nga nëna te fëmija, i disa mikrobeve të cilat janë tejet të rëndësishme për sistemin imunitar të njeriut.

Për këtë arsye fëmijët e lindur me operacion rrezikojnë më shumë për tu prekur nga alergjitë.

Kështu thuhet nga shoqata italiane e Allergologia e Immunologia Pediatrica (Sipps). “Trupi njerëzor përmban një numër të madh bakteresh, dhjetë herë më shumë se numri i qelizave që ekzistojnë. Pjesa më e madhe e tyre është thelbësore për ekzistencën tonë, pasi një pjesë e tyre luajnë rol mbrojtës ndaj sëmundjeve rë ndryshme. Nëpërmjet lindjes natyrale nëna i kalon fëmijës bakreret e saj, të cilët ndihmojnë fëmijën që të ndërtojë sistemin e vetë të baktereve, duke krijuar kësisoj një “mur mbrojtës” ndaj alergjive. Ndaj nga analizat e të dhënave të viteve të fundit rezulton se fëmijët më alergjikë janë ata që kanë lindur nëpërmjet operacionit”, deklaron Vito Leonardo Miniello, docent i Pediatria e Nutrizione Pediatrica pranë Universitetit të Barit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit