Transmetuar më 10-04-2014, 15:22

Mediat amerikano- jugore shkruajnë se aktorja e famshme Sharon Stone është shtruar në një spital në Brazil.

Por spitali Sirio-Libanese në San Paolo mohoi faktin që aktorja të ndodhet e shtruar në spital, ndërsa nuk thuhet nëse ajo ka qenë e shtruar aty disa ditë më parë.

Siç shkruhej në mediat braziliane, aktorja ka qëndruar në spital vetëm për 36 orë, për shkak të një viroze të rëndë, ndërsa u përfol edhe se Stone përfundoi në spital për shkak të një ishemie cerebrale.

Revista e famshme e thashethemeve “Quem”, shkruan se Stone u shtrua në spital gjatë së dielës dhe ka dalë prej tij të martën.

Kujtojmë se aktorja amerikane ndodhej në Brazil gjatë fundjavës, për të marrë pjesë në një aktivitet bamirësie për kurën kundër Aids. Ndërkohë nga ana e aktores nuk ka pasur asnjë reagim, madje edhe postimi i saj i fundit në rrjetet sociale, ku është tepër aktive, ishte ditën e shtunë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit