
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku shirat do të jenë dominues me përjashtim të zonave bregdetare ku do të ketë edhe kthjellime.
Pr sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të jenë pothuajse të pandryshueshme.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.
Europa
Ishujt Britanike dhe vendet mesdhetare do të dominohen nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të shoqerohen me stuhi të forta ere. E njëjta situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashikohet edhe për Europën Qendrore ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme. Po ashtu gadishulli iberik do të dominohet nga vranësira dhe shira por në sasi të pakta.
Ndërsa, me mot të kthjellët paraqiten: Europa Lindore, vendet e balltikut si edhe vendet nordike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





