Transmetuar më 10-04-2014, 14:39

Tiranë, 10 prill 2014, NOA.al- 25 vite burg ishte kërkesa e Prokurorisë për 46 vjeçarin Ardian Prrenjasi i njohur ndryshe si “monstra” i Laprakës, por kjo kërkesë u bë me kushtin që atij ti hiqet e drejta për liri me kusht.

Ardian Prrenjasi i cili u arrestua në marsin e një viti më parë, akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturit.

46 vjeçari Prrenjasi akuzohet për rastin e rrëmbimit dhe abuzimit me 10 vjeçarin A.C., në zonën e Laprakës.

10 vjeçari i rrëmbyer u gjet në banesën e Përrenjasit në zonën e Laprakës, i dhunuar dhe i abuzuar seksualisht, afro një vit më parë.

Denoncimi për zhdukjen e fëmijës u bë nga familjarët e tij, pasi vogëlushi nuk po kthehej në shtëpi. Pas dyshimeve dhe informacioneve të policisë u bë kontrolli në banesën e Përrenjasit, ku u gjet dhe i mituri, ndërsa i pandehuri akuzohet se ka kryer me të miturin veprime të turpshme si dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Ndërkohë Prrenjasi dyshohej edhe për zhdukjen e 10 vjeçarit Julian Çela, pasi vetë ai ka deklaruar se e ka vrarë, duke thënë madje se trupin e tij e kishte hedhur në varrezat e Sharrës, por lidhur me këtë rast nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare, për shkak të mungesës së provave./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit