Transmetuar më 10-04-2014, 14:26

Tiranë, 10 prill 2014, NOA.al- Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj greke i koduar “Parking 90”, bëri të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i 7 personave si dhe u bë shpallja në kërkim i dy personave të tjerë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 250 kg marijuanë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se ky operacion u realizua përgjatë dy ditëve, ku në bashkëpunim me policinë greke, në Selanik u sekuestrua lënda narkotike, ndërsa u vunë në pranga Edmond Kabashi, 32 vjeç, banues në Korçë; Julian Bedollari, 30 vjeç, banues në Korçë dhe Georgios Moysidis, 29 vjeç, banues në Thiva, Greqi.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në kamionin me targë AA 526 JB. Mësohet se po në Greqi është bërë shpallja në kërkim i shqiptarit Erion Velo,  34 vjeç, lindur në Lushnjë, dhe me banim në Athinë, i dyshuar si personi pritës i sasisë së lëndës narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni nga policia shqiptare u bë arrestimi i katër perspnave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Të ndaluarit janë Fadil Demal, 49 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Elbasan; Gentian Dervishi, 32 vjeç, banues në Tiranë; Ergest Prifti, 28 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë dhe Ezmir Jauri, 29 vjeç, lindur në Krastë, Burrel dhe banues në Tiranë.

Po ashtu u bë shpallja në kërkim i 46 vjeçarit nga fshati Çekrezë në Tiranë, Naim Maloku.

Në cilësinë e provës materiale të ndaluarve iu gjet dhe sekuestriea 23.6 gramë marijuanë; një presë, e cila ka shërbyer për presimin e lëndës narkotike së bashku me aksesorë të domosdoshëm për presim; qese ambalazhi të përdorura për ambalazhimin e lëndës narkotike; shuma prej 4 100 euro dhe 3 000 lek; 10 aparate celularë dhe dy automjete. Aktualisht nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa materialet lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit