Transmetuar më 10-04-2014, 14:00

Zbulohet mesazhi i Karelit: Gardianin e vrava pa dashje, i dhashë 60 mijë euro

 SHIKONI VIDEON E RE

Pamje shokuese. Shqiptari Kudret Kume i njohur dhe me emrin Ilia Kareli, zhvishet dhe dhunohet nga policët grekë dhe pastaj flaket në një qeli.

Video që shikoni më poshtë dhe fotot, i përkasin pasdites së 27 marsit 2014, pak para se Kareli të deklarohej i vdekur.

Gazeta Kathimerini ka publikuar sot fotot dhe videon që gjeni më poshtë. Mes tyre dallojnë imazhet ku Kareli i mbajtur nga disa gardianë dhe policë, zvarrë futet në qelinë e torturave në burgun e Nigritas, ku pak orë më vonë nuk doli më i gjallë.

Në pamjet ai dallohet se është i rrethuar nga zyrtarët e burgut, ndër të cilët edhe drejtori i burgut.

Pamjet janë të kamerave të sigurisë të burgut të Nigritas.

Kathimerini, montazh me videon

Siç do të shikoni videon e publikuar nga Kathimerini në Greqi, është e qartë se kjo gazetë disponon të gjitha filmimet nga dy kamera, e korridorit dhe e qelisë, të datës 27 mars 2014.

Filmimet nisin me orën 15.55 kur Kareli hyn në korridor dhe është i veshur me pantallona dhe kanotiere të zezë. Ai ecën pa probleme. Në këto momente e fusin në një dhomë para qelisë ku më pas u gjet i vdekur. Kathimerini thote se kjo ishte dhoma-frigorifer.

Gazeta greke ka montuar filmimet ndaj dalin pjesë të shkëputura.

Videomontazhi nuk tregon orën e regjistrimit, kur jepen pamjet brenda qelisë, duke afruar pamjet që të zhduket ora e regjistrimit. Vetëm në sekondat fillestare, kur futet brenda, ora 18.32, si dhe kur gjendet i vdekur, rreth 23.22, video paraqet orën brenda në qeli.

Në orën 18.32, mbi dy orë e gjysmë pasi Kareli mbërriti në burgun e Nigritas, duke u tërhequr zvarrë dhe i zhveshur nga mesi e lart, dërgohet në qeli.

Kamera e korridorit, tregon në orën 19.25, gardianin me ushqim në dorë që futet në qeli. Pamja menjëherë më pas, brenda qelisë, sërish fsheh orën. Gardiani sheh se i burgosuri ishte në të njëjtin pozicion që u hodh në shtrat nga gardianët e tjerë dhe konstaton se ai nuk jepte asnjë shenjë jete.

Vetëm në orën 23.22, në qeli hyjnë gardianë dhe agjentë dhe në 23.55 disa të tjerë që bëjnë nxjerrjen e trupit me barelë./a.b/noa.al/

Zbulohet mesazhi i Karelit: Gardianin e vrava pa dashje, i dhashë 60 mijë euro

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit