Transmetuar më 10-04-2014, 13:23
Me mbështetjen e Komisionit Parlamentar jozyrtar për Investimet Greke në Shqipëri, që është themeluar kohët e fundit nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri organizojnë një Tryezë të rrumbullakët mbi investimet greke në Shqipëri. Në këtë event do të marrë pjesë edhe Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Do të marrin pjesë, gjithashtu, anëtarë të qeverisë shqiptare, të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar të sipërpërmendur si edhe zyrtarë të lartë të administratës publike. Nga ana e investitorëve, do të marrin pjesë gjithashtu, anëtarë të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, përfaqësues të kompanive të tjera të interesit grek në Shqipëri, si dhe përfaqësues të kompanive nga Greqia të cilat kanë për qëllim të investojnë në Shqipëri. Tryeza e Rrumbullakët do të fokusohet në një dialog krijues midis qeverisë shqiptare dhe komunitetit të biznesit grek. Objektivi është i dyfishtë dhe konsiston në mbështetjen e kompanive greke në Shqipëri duke evidentuar vështirësitë dhe duke gjetur mjetet e duhura për ti përballuar ato, si dhe duke asistuar në përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit për të tërhequr investime të reja. Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Hotel Tirana International, ditën e Premte, 11 Prill 2014 në orën 18:00.

Me mbështetjen e Komisionit Parlamentar jozyrtar për Investimet Greke në Shqipëri, që është themeluar kohët e fundit nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri organizojnë një Tryezë të rrumbullakët mbi investimet greke në Shqipëri.

Në këtë event do të marrë pjesë edhe Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Do të marrin pjesë, gjithashtu, anëtarë të qeverisë shqiptare, të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar të sipërpërmendur si edhe zyrtarë të lartë të administratës publike.

Nga ana e investitorëve, do të marrin pjesë gjithashtu, anëtarë të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, përfaqësues të kompanive të tjera të interesit grek në Shqipëri, si dhe përfaqësues të kompanive nga Greqia të cilat kanë për qëllim të investojnë në Shqipëri.

Tryeza e Rrumbullakët do të fokusohet në një dialog krijues midis qeverisë shqiptare dhe komunitetit të biznesit grek.

Objektivi është i dyfishtë dhe konsiston në mbështetjen e kompanive greke në Shqipëri duke evidentuar vështirësitë dhe duke gjetur mjetet e duhura për ti përballuar ato, si dhe duke asistuar në përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit për të tërhequr investime të reja.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Hotel Tirana International, ditën e Premte, 11 Prill 2014 në orën 18:00.