
Karota është një prej ushqimeve bimore më të shijshme dhe me më shumë vitamina. Ajo përmban fibra, betakarotene, alfakarotene, vitamina C, D, E, B2 dhe B6, potas, hekur, magnez dhe kalcium.
Por duhet thënë se konsumimi i rregullt i karotave, ndihmon stomakun, aparatin tretës, por edhe për të mbajtur një lëkurë më të re.
-Konsumi i karotave në mënyrë të rregullt ndihmon për të lehtësuar problemet e stomakut, veçanërisht ndaj aciditetit, djegieve në stomak dhe gastritit.
-Karotat janë gjithashtu tejet të dobishme për problemet e aparatit tretës, ku qoftë konsumimi i tyre në formë të gjallë apo të pjekur, ekuilibron ambientin e aparatit tretës, redukton infeksionet, ndërsa cilësohet si një ilaç natyral kundër kapllëkut.
-Karotat cilsohen si një zgjidhje ideale kundër problemeve të lëkurës, ku pirja e një gote lëng karotash çdo ditë, ndihmon kundër acarimit të lëkurës dhe lufton aknet. Gjithashtu një maskë me karotë të grirë, është ideale kundër plakjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





