
Lezhë, 10 prill 2014, NOA.al- Dy vajza njëra nga fshati Fishtë dhe tjetra nga fshati Tale në Lezhë, janë zhdukur pa gjurmë menjëherë pas përfundimit të punës.
Mësohet se dy vajzat me iniciale R.G., 24 vjeç dhe M.A., 19 vjeç janë shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve të tyre.
Të afërmit e dy vajzave kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi dy vajzat në përfundim të punës, nuk ishin kthyer në banesë, duke u zhdukur pa asnjë gjurmë.
Por mesnatën e kaluar nga efektivët e policisë kufitare të Portit të Durrësit, në dalje të tij u bë konstatimi dhe kapja e tyre.
“Do të largoheshim drejt Italisë për një jetë më të mirë”. Kështu kanë deklaruar dy vajzat pasi u kapën në Portin e Durrësit. Sipas policisë dy vajzat po tentonin dje të udhëtonin drejt Italisë me traget.
Vajzat deklaruan se donin të largoheshin drejt Italisë pa lejen e prindërve pasi ata nuk dëshironin një gjë të tillë.
Pas kësaj vajzat i kaluan efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës për të zbuluar më tej detajet e zhdukjes së tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





