Transmetuar më 10-04-2014, 11:30

Mund të duket një ushqim i çfarëdoshëm dhe janë të shumtë ata që nuk ia njohin të gjitha vetitë, por kungulli ka një sërë elementësh ushqyes për lëkurën, veçanërisht për parandalimin e rrudhave.

Kungujt janë të pasur me vitaminë A dhe C, si dhe me enzima të ndryshme të cilat ushqejnë fytyrën. Por në saj të tij mund të bëhet një maskë shumë e mirë për fytyrën për të shmangur shfaqjen e rrudhave.

Për këtë maskë nevoijitet një kungull i pjekur, mjaltë, kos, bajame të shtypura dhe vaj ulliri. Këto elementë të përzierë mirë me njëri tjetrin, ndihmojnë edhe për zhdukjen e akneve si dhe për pastrimin e lëkurës.

Kjo maskë këshillohet të përdoret nga të gjitha femrat me moshë mbi 25 vjeçare, ku nevojitet të përzjehen 4 lugë mjaltë, 4 lugë kos, disa kokrra bajame të shtypura dhe një lugë vaj ulliri. Kjo masë pasi të jetë përzierë mirë dhe të jetë bërë homogjene, duhet apklikuar në fytyrë, ku dhuhet mbajtur për 10 minuta.

Më tej fytyra duhet shpëlarë me ujë të bollshëm, ndërsa pjesa e tepruar mund të vendoset në frigorier dhe të përdoret një herë tjetër. Këshillohet që kjo maskë natyrale të përdoret rregullisht një herë në javë, pasi në këtë formë do të keni një lëkurë të freskët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit