Transmetuar më 10-04-2014, 11:16

Është një frut i shijshëm me pak kalori dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve. Bëhet fjalë për kivin, i cili krahas vetive të tjera spikat edhe për vetitë ushqyese për lëkurën, dhe veçanërisht për fytyrën në saj të vitaminës A, vitaminës C dhe antioksidantëve.

Kivi e bën lëkurën më elastike dhe më të butë, ndaj në këtë drejtim ekziston një maskë shumë efikase e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë.

Ndër përbërësit e kësaj maske përveç kivit është edhe kosi, ku në kombinim mes tyre zhdukin qelizat e vdekura, ndërsa vitamina C e këtij fruti e kombuniar me vajin e ullirit e bën lëkurën më të freskët.

Kivi i përzier me kos dhe me vaj ulliri duhet bërë një masë homogjene dhe më tej duhet përhapur në fytyrë, ku duhet mbajtur për 10-15 minuta. Më tej këtë maskë shpëlajeni mirë, me ujë të bollshëm, duke përfituar një lëkurë të shëndetshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit