

























Ajo është mësuar të tërheq vëmendjen me zgjedhjet që bën sa i takon veshjeve dhe Kate Middleton nuk ka dështuar as këtë herë.
Dukesha e Cambrdge e cila ndodhet për vziitë zyrtare në Zelandën e Re bashkë me të shoqin dhe djalin, është parë tejet elegante dhe fine e veshur e gjitha me të kaltra.
Fine dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë ajo dhe William u ndalën në Omaka Heritage Aviation Centre, ku ajo u fotografua ndërsa shoqërohej nga regjisori Sir Peter Jackson.
Por ashtu siç dihet pasioni i princit William për avionët, ai hipi në një të tillë ku nuk kurseu buzëqeshjet dhe kënaqësinë e tij, teksa ndodhej majë një avioni të Luftës së Parë Botërore.
Por ndryshe nga herët e tjera në këtë vizitë ata nuk e kishin marrë të voglin e tyre, princin George, por u ndalën gjatë mes njerëzve dhe fansave të shumtë me të cilët u fotografuan madje morën dhe dhurata prej tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





