

E goditi me takat e larta të këpucëve të saj, për më shumë se 25 herë, me fortësi dhe agresivitet, të gjitha goditjet të përqendruara në kokë.
Kështu Ana Trujillo, 45 vjeç vrau të fejuarin e saj, Alf Stefan Andersson, studiues suedez i Universitetit të Huston në Texas.
Gruaja u shpall fajtore dhe para gjykatësve nuk shfaqi asnjë emocion, as kur pa këpucët që mbërritën në sallë, si provë e krimit, taka e të cilave ishte 14 centimetra ishin të lara në gjak.
“Bëra atë që duhet të bëja, doja vetëm që të mbijetonte”, tha gruaja para gjykatësve, duke thënë se Andersson kishte qenë i dehur dhe se çdo gjë e kishte bërë për vetëmbrojtje.
Ane pritet ta kalojë gjithë jetën në burg./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





