Transmetuar më 10-04-2014, 08:53

Greqi, 10 prill 2014, NOA.al- Një autobombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në qendër të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Amerika” të kryeqytetit grek ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale, duke u dëmtuar disa ndërtesa dhe një zyrë e Trojkës.

Kanë qenë dy telefonata anonime ato që kanë dhënë sinjalin për bombën. Telefonata e parë është bërë në orën 05:11, tek  Zougla.gr, ndërsa në ora 5:15 një thirrje e dytë u bë në gazetën "Efimerida". Telefonuesi i dha policisë 45 minuta afat dhe tha se 75 kilogram eksploziv që ishin vendosur në makinën e parkuar në mes të rrugës, do të shpërthente.

Sipas të dhënave, një person e parkoi makinën dhe u zhduk, pak minuta para se të kryheshin telefonatat. Në zonën ku u parkua makina, ndalohet rreptësisht parkimi, pasi aty ka mjaft institucione, organizata dhe biznese . /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit