Transmetuar më 10-04-2014, 08:33

Tiranë,10 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 10 prill 2014.

Gazeta “Panorama”  , hapet me shkrimin, “Projektligji. Pensioni social, skema e re në fuqi që nga 2010

-Torturimi i Karelit në Greqi, zbulohen fotot në qeli.

-Dritërori: Kryepeshkopi Janullatos erdhi për të mësuar peshkopët e rinj, jo për të ndenjur.

-Llalla, shkarkon kreun e zyrës antikorrupsion që e sulmoi Spartak Braho.

Gazeta Shqiptare” hapet me  shkrimin, “  “Shpërthe” Nishani. Tahiri, dacibao kineze ndaj meje.

-Vangjush Dako: Park industrial 80 hektarësh në Durrës

-Gorea shef i logjistikës në PD.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Rama i jep Bashës 441 milion lekë. Qeveria shpërblen banorët e pallatit në Vlorë.

-Komunistët, PD: Të nxirren jashtë ligjit si para vitit 97, reagon Mesila Doda.

-Dorëheqjes, Nishani firmos lirimin e Gërvenjit.

-Noka, takoi shefin që arrestoi babain e Saimir Tahirit.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Presidenti: Qeveria po më sulmon.

-Llalla shkarkon shefin e njësisë antikorrupsion të Tiranës

-Pension social për të internuarit. Plani i qeverisë për dëmshpërblimin.

-Amnistia sot hapen burgjet lirohen 900 veta në të gjithë vendin

Gazeta “MAPO” çelet me shkrimin, “Debati për të paprekshmit. Përplasje në pallatin e Drejtësisë. thellohet konflikti mes qeverisë dhe presidencës për hetimin e gjyqtarëve. Naço: KLD të jetë eficiente, gjykatësit nuk zbatojnë as orarin zyrtar. Nishani: qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj presidentit. Letra e Tahirit, si fletë-rrufetë enveriste. Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët zbardhet letërkëmbimi mes kuvendit dhe presidencës për dekretin e Alaudin Malajt.   Meta: Cilat janë kriteret shtesë për këtë  dekret. presidenti: janë në ligj.

-Basha: Era po fryn djathtas, qeverisja po shkon në pikiatë.

-Doda: Partitë komuniste të dalin jashtë ligjit, LANÇ vëllavrasëse.

Gazeta “Koha Jonë”, ka si shkrim kryesor, “ Brojka: Lulzim Basha të mos kandidojë për kryetar Bashkie.

-Ministria e Arsimit Lindita Nikolla: Mësoni edhe gjuhën gjermane.

Gazeta, “Shqiptare.com” hapet me shkrimin, “Pas sulmit të komunistëve ndaj shtatores së Ahmet Zogut, deputetja Mesila Dode ringjall debatin e 20 viteve më parë. PD si ne ’93. “Ta nxjerrim jashtë ligjit partine  komuniste. Reagon Marko Dajti:  Mesila Doda dhe anëtarët e PD-së ish-anëtarë të sigurimit të shtetit.

-“Serveri i Tatimeve” Adriatik Llalla largon prokurorin.

-Edi Rama ndan lejet ne fundjave ne qytetin e Vlorës.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit