



Vetullat janë korniza e fytyrës, pasi në saj të tyre vihen më mirë re sytë dhe konturet e tyre. Por për të pasur vetulla perfekte ekzistojnë 5 rregulla praktike të cilat mund të praktikohen lehtësisht.
Këto rregulla përdoren rregullisht nga modelja Cara Delevingne, e cila është vlerësuar si një nga femrat me vetullat më të bukura.
Rregulli i parë: Mos zgjidhni asnjëherë një laps për vetullat me tone të kuqërremtë, as nëse i keni flokët e kuq, pasi do të duken si vetulla artificiale. Mundohuni të gjeni një ngjyrë të ngjashme me flokët tuaj, mundësisht me një bazë gri.
Rregulli i dytë: Kur përhapni lapsin apo pluhurin e vetullave, bëjeni duke ndjekur linjat e lëkurës në mënyrë që të imitoni qimet e vërteta.
Rregulli i tretë: Pasi të keni përfunduar me përhapjen në mënyrë të njëtrajtshme të ngjyrës, krihini ato me drejtim lart.
Rregulli katër– Nëse keni vetulla me shenja, përdorni pudër pluhur për të mbuluar gropat e mundshme dhe për të bërë uniformë ngjyrën.
Rregulli i pestë- Kujdesuni rregullisht për heqjen e tyre dhe herë pas here bëjeni te estetistja./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





