Transmetuar më 09-04-2014, 20:29

Tiranë, 9 prill 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani ka liruar nga detyra përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gërvenin.

Ky lirim vjen pasi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kishte kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, pasi gjatë një takimi me shefat e NATO-s, Gërveni u konstatua se mbante një gradë më të lartë, (atë të admiralit), nga grada që kishte në të vërtetë.

Në fillim të muajit mars 2014, nëpërmjet një urdhri, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i kërkonte Kristaq Gërvenit që të linte detyrën në NATO dhe të kthehej në atdhe.

Por lidhur me këtë urdhër, Gërveni vuri në dijeni Presidentin, ku i shkruante se Ministrja e Mbrojtjes kishte marrë kompetencat e Presidentit. Ai shkruante se emërimi dhe shkarkimi është në atribut që i takon Kreut të Shtetit, njekohesisht komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura.

Zbatimi i urdhrit te Kodhelit nga Presidenti Nishani, vjen ne keto dite qe mes qeverise dhe Presidentit eshte ndezur nje debat i ashpers pasi projektligji i Mbrojtjes i heq disa kompetenca te rendesishme dhe ia kalon Kryeministrit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit