





Videoja dhe fotot që sjellim bashkëngjitur i përkasin një objekti misterioz, i cili qëndron pranë Empire State Building, në New York.
Edhe më herët kjo zonë ka qenë objekt i sinjalizimeve të shumta për UFO, por vidoeja që gjeni bashkëngjitur po merr klikime pafund, pasi tregon një objekt në formë ovale i cili dyshohet të jetë UFO dhe që qëndron fare pranë grataçelës, në një distancë rreth 50 metra.
Pas pak sekondash UFO, duke përshpejtuar në mënyrë të pabesueshme shpejtësinë, largohet pa lënë gjurmë.
Sipas dëshmitarëve thuhet se kjo video është regjistruar gjatë ditëve të fundit, por nuk dihet ende data e saj. Gjithsesi për të vërtetuar nëse videoja është origjinale, nga autoritetet amerikane po bëhen verifikimet përkatëse./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





