




Dylan Penn mund të ketë refuzuar që të pozojë e zhveshur për revistën e meshkujve “Playboy”, por nuk ka dhënë të njëjtën përgjigje për një tjetër shërbim fotografik.
Burkuroshja 22 vjeçare, vajza e aktorit të famshëm Sean Penn dhe Robyn Wright, nuk e ka menduar dy herë propozimin e revistës “Treats”.
Në një shërbim fotografik tejet pikant ajo është shfaqur tërësisht e zhveshur, ndërsa mbulonte pjesët intime vetëm nga një çantë pelushi.
Më tej ajo ka pozuar me një bluzë të zezë rrjetë ku dilnin qartësisht në pah hiret e saj, ashtu sikundër në fotografinë “e veshur” me disa zinxhirë, të cilët tregonin shumë më shumë nga trupi i saj.
Duke folur për revistën ajo është shprehur se, “Jam vërtetë e nderuar që jam përzgjedhur për të qenë në kopertinën e një reviste si “Treats”, është një eksperiencë e paharrueshme. Të punosh me një fotograf të famshëm si Tony Duran i bënë këto fotografi të admirueshme”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





