


Ashtu si tradita e krishterë e do para Pashkëve periudha e Kreshmës, (formë agjërimi ku nuk hahen prodhimet shtazore), është një periudhë pendese dhe pastrimi.
Megjithatë amerikani Chris Schryer, ka vendosur që ti bëjë një interpretim tejet të veçantë këtij riti fetar, duke përzgjedhur një pije unike.
Burri me moshë 33 vjeçare ka vendosur që për 40 ditë të ushqehet vetëm me birrë. Por gjatë kësaj periudhe ai monitorohet në mënyrë konstante nga mjekët, të cilët mbajnë nën kontroll të gjitha rreziqet e mundshme që i kanosen shëndetit të tij.
Në mëngjes Chris pi një birrë të fortë, ndërsa në drekë dhe në darkë pi nga një birrë prej 650 ml. Ndërkohë ndërmjet vakteve ai pi gjithashtu birrë, pa përdorur asnjë lloj ushqimi tjetër.
I vetmi tolerim që bën është se merr disa vitamina si dhe pi një sasi të caktuar uji për të mos u dehidratuar.
Por për zgjedhjen e tij Chris ka zgjedhur një birrë artizanale, e prodhuar në një birrari kanadeze. Me këtë regjim ai merr mesatarisht 2000 kalori në ditë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





