
Në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, po zbatohet programi i shpimeve të reja. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë shpuar 32 puse të reja nga kompania që kontrollon këtë zonë, Bankers Petroleum (photo). Omer Dashi, përfaqësues i kësaj kompanie, thotë për IBNA se 23 nga 32 puset e reja janë kompletuar dhe vendosur në prodhim. Kurse nëntë të tjerat pritet të vihen në shfrytëzim gjatë muajit në vazhdim.
Bankers synon të bëjë zhvillimin e vendburimeve të naftës jo vetëm në Patos-Marinzë por edhe në vendburimet e Kuçovës.
Në periudhën janar-mars 2014, janë prodhuar 19,911 fuçi ne dite, ose 3.2% me shume krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013 gjate te cilit prodhimi mesatar ishte 19,303 fuçi ne dite.
Shitjet e naftës gjate 3-mujorit të parë të 2014 ishin mesatarisht 18,435 fuçi ne dite, 6.5% me pak se ne 3-mujorin e katërt te vitit 2013 gjate te cilit ishin mesatarisht 19,710 fuçi ne dite. Inventari i naftes bruto ne 31 mars 2014 ishte 444,000 fuçi, ose 133,000 fuçi më shume se 311,000 fuçi qe ishte ne 31dhjetor 2013.
Çmimi mesatar i shitjes se naftes se Patos-Marinzes per 3-mujorin ishte $87.35 për fuçi krahasuar me $85.71 per fuçi që ishte tremujorin e fundit të 2013.
Bankers pret marrëveshje të re me Qeverinë
Ndryshime fiskale të Qeverise Shqiptare per vitin 2014 dhe legjislacionit fiskal ne sektorin e Hidrokarbureve, kanë shqetësuar kompaninë kanadeze. Ajo thotë se brenda tre muajve të ardhshëm pret të finalizojë një marrëveshje zyrtare me qeverinë. “Kompania ka marre garanci nga Qeveria se do t’i ofrohet nje zgjidhje per kompensimin e efekteve financiare qe do te lindin nga ndryshimet fiskale”, – thotë z.Dashi.
Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Bankers Petroleum, David French, thotë se kompania po vazhdon punën, me garancinë që i ka dhënë qeveria shqiptare për të gjetur mekanizëm kompensimi.
“Kompania eshte e inkurajuar nga progresi i bere dhe shpreson te arrije nje marreveshje zyrtare me qeverine shqiptare ne lidhje me gjetjen e nje mekanizmi per te kompensuar efektet financiare qe do te sjelle vendosja e Takses se Akcizes si edhe te ndryshimeve te tjera si rrjedhoje e Paketes se Re Fiskale 2014. Me garancinë e qeverise shqiptare, Bankers po vazhdon te zbatoje programin e investimeve kapitale per vitin 2014 dhe parashikon se keto ndryshime fiskale do te kene ndikim minimal ne mbarëvajtjen e biznesit” thotë David French.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





