
Lani flokët me shampo e cila është posaçërisht për flokët kaçurrela. Nuk është e nevojshme t’ lani çdo ditë,mjafton dy herë në javë. Kujdes, larja e shpeshtë mund të eliminojë yndyrën e skalpit për të cilën ka nevojë floku juaj.
Gjithnjë përdorni një trajtim të thellë për flokët, që të kenë formë sa më të bukur dhe normalisht të jenë të shëndetshëm.
Blini trajtim në ndonjë farmaci ose mund ta përgatisni vetë një të tillë. Mjafton të keni vaj ulliri dhe vaj jojoba, t’i përzieni bashkë dhe me këto dy përbërës të lyeni flokët.
Nëse për momentin nuk ju gjendet vaj në shtëpi, atëherë mund t’i lyeni flokët me majonezë dhe t’i lini të qëndrojnë për një orë.
Trajtoni sa më shpesh flokët me të tillë përbërës sepse do ti ndihmojnë flokët të jenë të fortë, të shëndetshëm dhe lehtësisht të stilueshëm.
Krihni flokët me krehër me dhëmbëza të gjerë. Asnjëherë mos përdorni brush sepse do të shkaktojë frizurë të flokëve, e cila do t’ju japë një pamje aspak të këndshme. Lyeni flokët me xhel stilimi i cili nuk ka në përbërjen e tij alkool.
Thani flokët sa herë të keni mundësi, por asnjëherë me ajër të nxehtë pasi thjeshtë do t’i fryjë ato duke humbur totalisht formën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





