



Ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare, Ultimate Warrior, sportisti i famshëm në botën e wrestling përgjatë viteve ‘90-të.
Mësohet se shkak për vdekjen e tij ka qenë një infarkt i beftë, rrugës duke u kthyer në shtëpi pas një darke me të shoqen, në Los Angelos.
Ultimate Warrier ka qenë një nga keçistët më të preferuar të atyre viteve. Emri i tij i vërtetë është James Hellwig, i cili cilësohet si një legjendë e vërtetë e atij sporti.
Sfidat e tij me Hulk Hogan, me Macho Man dhe me kampionë të tjerë kanë bërë historinë e wrestling në mbarë botën.
Me Hulk Hogan ai ka debutuar shpesh dyshe, në takimet 2 vs 2, falë miqësisë së mirë që kishte mes tyre.
Vetëm para 24 orësh ai ishte ngjitur për herë të fundit në ring me rastin e Monday Night Raw./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





