






Ajo e gjeti veten në mesin e thashethemeve pas shkrimeve të publikuara në media se ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të parë.
Por këngëtarja me ngjyrë Rihanna ka hedhur poshtë çdo zë mbi një shtatzëni të mondshme, në formën si ajo di ti bëjë gjërat, duke i treguar hapur.
26 vjeçarja u shfaq në publik në Los Angelos, për të kaluar një natë argëtuese në “The Supper Club” në Hollywood, ku tregoi publikisht barkun e saj petë dhe hodhi poshtë kështu çdo dyshim.
Riri ishte e veshur me një palë xhinse, me reçipeta të bardha dhe me një xhaketë sipër ndërsa poshtë saj dukej hapur trupi dhe kryesisht barku i sheshtë i përfunduar “nën akuzë”.
Teksa karakterizohej nga një pamje serioze, deri diku indiferente nga sytë kureshtarë, ajo u bashkua me të dashurin e saj Drake, duke vijuar qetësisht mbrëmjen e tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





