Transmetuar më 09-04-2014, 14:29

Ushqimet me yndyrë, me sheqer dhe ushqime të tjera të kësaj natyre shtojnë numrin e të prekurve nga astma, për shkak të stimulimit të sistemit imunitar.

Në disa raste këto ushqime mund të anulojnë edhe efektet e medikamenteve të cilat përdoren për të mposhtur këtë shqetësim.

Ky fakt konfirmohet nga një studim australian, i cili ka nxjerrë në pah lidhjen mes dietës ushqimore të një njeriu dhe simptomat e kësaj sëmundje. Ndaj ekspertët këshillojnë një regjim me në bazë frutat dhe perimet.

Studimi i Universitetit të Newcastle, në Australi, tregon se personat që konsumojnë shpesh ushqime me yndyra shtazore rrezikojnë më shumë për tu prekur nga astma, madje këto ushqime pengojnë edhe veprimin e medikamenteve.

Por në këtë linjë theksohet se ushqimet me në bazë perimet dhje frutat, e luftojnë këtë shqetësim.

Studiuesit analizuan dietën ushqimore të 99 personave, me astmë dhe të 61 personave të shëndetshëm. U vu re se në rastin e konsumimit të ushqimeve yndyrore dhe me sheqer, edhe personat e shëndetshëm nisën të manifestojnë shenja të astmës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit