Transmetuar më 09-04-2014, 12:37

Malajzi, 9 prill 2014, NOA.al- Ekipet e kërkimit në Oqeanin Indian kanë kapur sinjalet elektronike që ata besojnë se vijnë nga kutia e zezë e avionit malajzianë të zhdukur.

Shefi australian i kërkimeve, Angus Houston, tha se një pajisje nënujore e marinës amerikane dje ka kapur sinjalin në dy raste të veçanta.

Houston tha në një konference shtypi se sinjalet do të ndihmojnë në kufizimin e zonës së kërkimit, por  ajo ende është rreth 75 mijë kilometra katrorë.

Ai theksoi se më shumë sinjale duhet të gjenden dhe zona e kërkimit duhet të kufizohet edhe më tej para se të dërgohen robotët për të bërë kërkime në fund të oqeanit.

Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj që kur avioni Boeing 777, me 239 njerëz në bord, u zhduk gjatë fluturimit nga Kuala Lumpuri në Pekin.

Bateritë në kutinë e zezë të avionit pritej të funksionin për vetëm rreth 30 ditë, që do të thotë se autoritetet nuk kanë shumë kohë për gjetjen e sinjaleve. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit