Transmetuar më 09-04-2014, 10:46

Një kupë e vogël e dinastisë “Meiyintang Chenghua” ka regjistruar rekord botëror për llojet e enëve të porcelanit, duke u shitur për 36.05 milionë dollarë në ankandin e Sotheby’s në Hong-Kong.

Nicholas Chow nga Sotheby’s për Azinë tha se kupa me dizajn me “zogj  pulash” është një nga objektet më të vlerësuara të porcelanit kinez në gjithë botën.

"Jemi absolutisht të kënaqur që kjo kupë e vogël theu rekordin botëror për artin kinez", tha ai.

Koleksionisti i famshëm nga Shangai, Liu Yiqian, bëri ofertën fituese prej 250 milionë dollarë të Hong-Kongut me anë të telefonit. Shtëpia e Ankandeve në nxitjen e fundit të klientëve arriti ta shtojë çmimin dhe oferta fituese shkoi në 36 milionë dollarë amerikanë.

Të krijuara së pari në mbretërinë Chenghua në shekullin e 15-të, kupat e dizenjuar  me piktura të zogjve të pulës u riprodhuan gjatë dy dinastive pasardhëse në Kinë dhe janë koleksionuar prej asaj kohe.

Duke pasur parasysh se kupa të tilla janë shumë të rralla, ajo e shitur në ankand do të përbëjë lavdinë e çdo koleksioni të porcelanit kinez. Kupat kanë kapur çmime rekord në ankande,duke nisur nga vitet ‘80. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit