
Burg pa afat për 6 gardianë të burgut grek të Nigritas ka vendosur sot gjykata e Serresit, ndërsa dy të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë.
Vendimi u mor pas dëshmive që dhanë 8 gardianët ne hetuesi, lidhur me akuzën që rëndon mbi ta, për torturim deri në vdekje të të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli (Kudret Kume) si dhe për fshehje të krimit.
Ndërkaq pritet ende dëshmia e 7 gardianëve të tjerë, të cilët kanë marrë tashme thirrjen nga hetuesia. Siç dihet, drejtori i burgut nuk përfshihet në këtë listë, pasi ai akuzohet për fshehje dhe mbulim të krimit, transmeton Balkanweb.
Ndërkaq lidhur me cështjen e mungesës së zemrës në trupin e të ndjerit, mësohet se mjekësia ligjore në Athinë, ku u krye ekspertiza, ka konfirmuar se zemra është hequr me qëllim autopsinë dhe ka njoftuar autoritetet shqiptare për ta marrë atë në dorëzim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





