Transmetuar më 09-04-2014, 10:08

Greqi, 9 prill 2014, NOA.al-Policia e Selanikut ka bërë të mundur sekuestrimin e 240 kg kanabis sattiva.
Policia informon se droga u sekuestrua në aksion rrugor Selanik-Athinë dhe po transportohej në arka të veçanta.
Droga ishte e fshehur në një kamion.
Sipas policisë droga vinte nga Shqipëria dhe do të shitej në Greqi.
Gjatë këtij operacioni policia e Selanikut, ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë dhe një grek.
Tre shtetasit identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur ju përkasin moshave nga 30 deri në 33 vjeç. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





