Transmetuar më 09-04-2014, 09:49

Tiranë, 9 prill 2014, NOA.al- Shtyhet seanca ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.

Në seancën e sotme pritej dëshmia e tre familjareve të familjes Lamaj, ku mes tyre do të dëshmonte bashkëshortja, motra dhe një e afërme e familjes.

Tre dëshmitaret nuk janë paraqitur dhe gjyqtari e ka shtyrë seancën për t’u mbledhur sërish me 15 prill.

Pas dëshmisë së familjarëve të Dritan Lamajt, pritet dëshmia e vete Arben Frrokut, i cili deri më tani nuk e ka pranuar për asnjë moment kryerjen e krimit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit