
Shkodër, 9 prill 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas me akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve.
Sipas policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ndok Rrgalla, 51 vjeç , banues, në Komunën Rrethina Shkodër dhe Pashko Shkreli, 65 vjeç, banues në Bushat.
Policia informon se arrestimi i tyre u bë pasi pas informacioneve të marra dhe hetimeve disa mujore të kryera ndaj këtyre shtetasve, është ushtruar kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij në “Krye Bushat”, Shkodër ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik Model 56 mm, 600 fishekë model 56 dhe një sasi fishekë Model 54 mm, të cilat i mbante pa leje.
Gjithashtu pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pashko Shkreli, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte të cilën e mbante pa leje. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





