Transmetuar më 08-04-2014, 21:24

Biçikleta? Për meshkujt është një aleate e ngushtë për marrëdhëniet seksuale dhe për performancën e tyre me partneren.

Kështu shprehet Bruno Giammusso përgjegjës i repartit të andrologjisë në Universitetin e Catania, në Itali.

“Vetëm një pedalim i stërzgjatur për disa orë mund të krijojë probleme, pasi vështirësohet qarkullimi i gjakut në organin seksual. Por nuk ka asnjë proiblem nëse ecet 2 kilometra me biçikletë, madje ndihmon në performancën e tyre seksuale”, shprehet Giammusso.

Po ashtu ai thekson se nuk ka asnjë lidhje mes tumorit në prostatë dhe çiklizmit, por se kjo gjë ka qarkulluar ndër vite duke kërkuar shkaktarë për tumorin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit