
Nëse jeni nga ata njerëz që i lini gjërat për në minutën e fundit, si pagesën e faturave, leximin etj., nuk keni ç’të bëni, është faji i ADN-së.
Është ky rezultati i një studimi amerikan i Universitetit të Colorado, gjatë të cilit janë analizuar sjelljet e 181 çifteve të binjakëve të së njëjtës vezë dhe 161 binjakëve të vezëve të ndryshme, lidhur me kapacitetin e tyre për t’iu përmbajtur objektivave.
Duke krahasuar përgjigjet e binjakëve identikë, të cilët kishin të njëjtën ADN, me binjakët heterozigotë, të cilët ndajnë vetëm gjysmën e ADN-së, studiuesit arritën në përfundimin se shtyrja e gjërave është e lidhur me ADN.
Në këtë linjë Daniel Gustavson, njëri nga autorët e studimit thotë se me zbulimin e kësaj gjëje, evidentohet fakti se shtyrja mund të çojë në ekspozimin ndaj rreziqeve, ndaj po punohet për një kurë për të evituar shtyrjet e përsëritura./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





