Transmetuar më 08-04-2014, 19:55

Tiranë, 8 prill 2014, NOA.al- Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur para pak minutash në kryeqytet.

Dy motorrë janë përplasur mes tyre, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të mbeten të dëmtuar rëndë, çka ka bërë që të dërgohen me urgjencë në drejtim të spitalit

Siç raporton gazetarja e Noa.al në vendngjarje, aksidenti në fjalë ka ndodhur pranë Piramidës, teksa dy motorrët po ecnin me shpejtësi të madhe.

Nuk dihet ende identiteti i të dëmtuarve, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar detajet e saj.

Mësohet se për shkak të përplasjes së fuqishme, dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit