
Shkodër, 8 prill 2014, NOA.al-Autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ka përfunduar në prangat e policisë.
Burime zyrtare nga uniformat blu i thanë agjencisë Noa.al, se u bë arrestimi i 18 vjeçarit Marjan Kalaj me banim në fshatin Shegaj të Malësisë së Madhe.
Kalaj akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy kushërinjtë Kristjan Kacaj 18 vjeç dhe Mirush Kacaj, 24 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen 18 vjeçari, ndërsa vijon të ndodhet në spital me plagë të shumta i plagosuri tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në komunën Bajzë në ambientet e një lokali. Mësohet se viktima Kristjan Kacaj kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes kushëririt të tij Mirash Kacaj dhe Marjan Kalajt, por ky i fundit e ka qëlluar me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagën fatale. Mirëpo autori i ngjarjes ka vijuar më tej duke qëlluar edhe Mirash Kacaj, i cili ishte edhe shënjestra e tij dhe me të cilin kishte debatuar, duke i shkaktuar plagë të rënda./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





