





Aktorja Jennifer Garner ka shfaqur një stil tejet sensual në tapetin e kuq të Los Angelos, gjatë premierës së filmit të saj të fudnit “Draft Day”.
Bashkëshortja e aktorit Benn Afleck, e veshur e gjitha me të zeza, me një komplet elegant tërhoqi objektivët e fotografëve mbi vete, për shkak të elegancës së saj dhe finesës së pashoqe.
Me flokët e krehura me onde dhe me një tualet tejet natyral, Garner dukej tejet tërheqëse, duke ngjarë shumë më e re se 41 vitet që mban mbi supe.
Nëna e tre fëmijëve nuk kishte zgjedhur fustan për këtë event, por një kanotiere me një palë pantallona të gjera, një trupshe, të cilat e nxirrnin trupin e saj tejet në formë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





