
Një në katër, janë abortet e shkaktuara për shkak të stilit të keq të jetës, ku përfshihen, duhani, alkooli dhe mbipesha. Rezultatet flasin qartë dhe thuhet se 25% e aborteve spontane mund të evitohen duke treguar kujdes për stilin e jetës.
Një studim danez i Universitetit të Kopenhagen i drejtuar nga doktoresha, Anne-Marie Nybo Andersen dhe i publikuar në revistën “An International Journal of Obstetrics and Gynaecology”, bazuar në 91 427 femra, ka zbuluar se 3.5% e shtatzënive përfundojnë në abort, në rastin e femrave mbipeshë, duhanpirëse dhe konsumatore të alkoolit. U vu re se të prirura drejt abortit ishin edhe ato femra që punonin në turnet e natës, ndërsa këshillohet që femrat të bëhen nëna para moshës 30 vjeçare.
Duhani akumulon në gjak një sasi të madhe të lëndëve toksike që dëmton sistemin kardiorespirator dhe kësisoj redukton oksigjenin e fetusit, duke shkaktuar mungesë zhvillimi të shtatzënisë deri në ndërprrjen e saj.
Ndërkohë alkooli gjatë shtatzënisë transformohet në një substancë toksike për fetuesin, madje mund të krijojë anomali tek ai, veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzënisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





