Transmetuar më 08-04-2014, 16:32

“Mos e fut dorën në gojë”, është ndoshta njëra prej frazave që përdoret më shpesh për fëmijët e vegjël. Por një studim i drejtuar nga italiania Angela Sirigu, e Istituto di Scienze Cognitive në Bron, të Francës zbulon një të re në këtë drejtim.

Një studim i mëparshëm trgoi se te majmunët ekziston një lidhje nervore lidhur me ngritjen e dorës dhe futjen e saj në gojë, kështu studiuesja donte të kuptonte një gjë të tillë edhe tek qeniet njerëzore.

Siç thuhet në studimin e Sirigu, duke studiuar trurin e 26 personave të cilët iu nënshtruan një ndërhyrje kirurgjikale për arsye të ndryshme, u vu re një zonë neurale e cila korrespodonte me atë të majmunëve, ku pacientët në mënyrë të pavetëdijshëm ngrinin dorën dhe e çonin në gojë.

“Nëse kjo gjë nuk do të ishte “programuar” qysh në lindje në trurin e fëmijës, nuk mund të ndodhte në të gjithë njerëzit në të njëjtën mënyrë. Kështu në trurin e njeriut, njëlloj si në trurin e të gjitha kafshëve ka zona të cilat zhvillojnë reagimin dhe instiktin për të futur ushqim në gojë, gjë e cila reflektohet kryesisht tek të sapolindurit”, shprehet Sirigu./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit