Transmetuar më 08-04-2014, 14:54

Ish-kampioni i notit Ian Thorpe, është shtruar në spitalin e Sidnei në Australi në gjendje të rëndë. Gjithçka prej një infeksioni të rëndë, i cili mund ti shkaktojë humbjen e njërit krah.

Mediat vendase bëjnë me dije lajmin, ndërsa thuhet se kujdesi ndaj tij është intensiv, mirëpo nuk dihet nëse do arrijë që të shpëtojë krahun.

Thorpe, i cili ka fituar 5 medalje ari në lojërat olimpike, mësohet se e ka marrë infeksionin pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Zvicër.

Gjithashtu së fundmi, Thorpe ka qenë i shtruar në një qendër të specializuar për të kuruar depresionin. Në fillim të vitit, ish-notari u gjet në gjendje të rënduar mendore pranë banesës së prindërve të tij në Sidnei.

Mendohet se gjithçka ka ardhur prej një përzjerje të ilaçeve qetësues për shkak të një problemi në shpatull./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit