Transmetuar më 08-04-2014, 14:40

Mjaftonte vetëm një konfirmim dhe tashmë është krijuar manikyri për meshkuj. Ky manikyr u prezantua në Bologna të Italisë, në panairin e kozmetikës së Cosmoprof, duke konfirmuar kështu edhe daljen në treg.

Ky lloj manikyri është menduar për meshkujt heteroseksual, i cili mund të përdoret për mbrëmje mondane, apo edhe për takime me shoqërinë.

Këta manikyrë janë me ngjyrë floriri, të verdhë, jeshile dhe vishnje. Manikyri në thonj është përdorur më herët nga disa meshkuj të famshëm, ku në mesin e tyre spikat aktori Johnny Depp.

Gjithsesi nuk dihet ende nëse të gjithë do e përqafojnë këtë risi, duke provuar kësisoj emocione të reja./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit