
Tiranë, 8 prill 2014, NOA.al- “Zero bilanc, zero punë, zero rezultate, zero projekte, vetëm sulme dhe shpifje kundër Bashkisë. Ky është realiteti që ofron sot kryeministri Rama”, kështu e ka cilësuar bashkia e Tiranës, deklaratën e bërë nga ministri Erjon Veliaj.
Bashkia u shpreh më tej se, “qytetarët presin zhbllokimin e buxhetit, përfundimin e veprave si unaza e madhe dhe rruga e Elbasanit. Të pastrehët presin zhbllokimin e kredive për strehim, të bllokuar në mënyrë absurde nga Rama. Të papunët presin që Rama të hapë qoftë dhe një vend të ri pune”.
Sipas Bashkisë së Tiranës, “Kryeministri ofron vetëm luftë politike, konflikt absurd, sulme dhe shpifje të pabaza. Fjalë pa fund por asnjë punë, kjo është fatura e paaftësisë dhe mashtrimeve të përditshme të Ramës që për fat të keq e paguajnë qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





