Transmetuar më 08-04-2014, 12:50

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb,  gjatë paradites zonat malore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të izoluar ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqitet pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që gjatë pasdites,  vranësirat dhe shirat e dobët të shtohen duke përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit por gjatë kësaj kohe do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 grade në vlerat minimale, po ashtu edhe mesdita do të sjellë rënie të lehte të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi ne det te jete  2 – 3  balle.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Oqeani Antlantik do të bëjnë që një pjesë e Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit të jenë me vranësira dhe shira të dobët. Po ashtu, me mot të paqëndrueshëm paraqiten Europa Qendrore dhe Europa veriore ku vranësirat dhe shirat do te jene dominuese.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti kthjellët do të jetë dominues.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit