
Elbasan, 8 Prill 2014 NOA.al – Persona ende të panjohur kanë zgjedhur vendgrumbullimin e mbeturinave për të hedhur një sasi të konsiderueshme predhash të ndryshme dhe djegore.
Konstatimi i lëndëve plasëse ka alarmuar banorët e fshatit Katund i Ri në Elbasan të cilët njoftuan policinë ndërsa mbajtën vetë të rrethuar vendin për të mos lejuar afrimin e fëmijëve në zonën e rrezikut.
Forca të shumta policia mbërritën në fshatin Katund i Ri dhe morën masat për të siguruar vendin në të cilën u gjetën këto predha.
Për disa orë gjatë ditës së djeshme policia ka ushtruar kontroll në të gjithë zonën përreth për të mbledhur predhat e artilerisë.
Ndërkohë që janë mbledhur 50 predha të ndryshme dhe një sasi djegoresh të cilat u transportuan në Tiranë për të bërë çaktivizimin e tyre.
Policia e Elbasanit tha për noa.al se ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur predhat. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





