Transmetuar më 07-04-2014, 23:53

Ndërron jetë prezantuesja e njobur angleze Peaches Geldof, në moshën 25-vjeçare. Peaches Geldof u gjet e vdekur vetëm pak ortë pasi kishte hedhur në Instagram një foto fëmijërie me nënën e saj (foto e parë më poshtë).

Vajzë e muzikantit Bob Geldof dhe Paula Yates, prezantuesja e njohur britanike Peaches Geldof është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Wrotham – Angli, ndërsa nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj.

“Tani për tani, vdekja e saj trajtohet si e befasishme dhe e pashpjegueshme”, thuhet në raportin e policisë, transmeton BBC. Peaches ka qenë e njohur si vajza e shfrenuar e muzikantit të famshëm. Ka punuar në disa shtëpi televizive britanike, ndërsa ka punuar edhe si modele.

Ajo ishte martuar dy herë me burrin Thomas Cohen dhe me të ka dy fëmijë.

Nëna e saj, Paula Yates, ka vdekur në vitin 2000 nga mbidoza.

Peaches u gjet edhe ajo me mbidozë droge në vitin 2008, por u gjet dhe u shpëtua nga babai i saj që e dërgoi me shpejtësi për kujdes spitalor.

Hetimet

Policia ka kryer hetime në lidhje me vdekjen e modeles dhe personalitetit të televizionit, Peaches Geldof, vajzës 25-vjeçare të muzikantit irlandez Bob Geldof dhe prezantueses së televizionit Paula Yates.

Geldof, që ishte vetëm 11 vjeçe kur e ëma vdiq, u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Wrotham në juglindje të Londrës, të hënën.

Policia po bën ekzaminime të kufomës për të gjetur shkakun e vdekjes.

“Në këto rrethana, vdekja po trajtohet si një vdekje e papritur dhe e pashpjegueshme,” tha policia vendase. “Oficerët po punojnë për të qartësuar rrethanat e vdekjes,” u shprehën zyrtarët.

Babai i vajzës Bob Geldof nxori një deklaratë ku thuhej se familja e tij po vuante nga humbja që pësoi. “Ajo ishte më e çmendura, më gazmorja, më e zgjuara, më e krisura dhe më mendjemprehta nga të gjithë ne. Sa fëmijë i bukur! Si është e mundur që të mos e shohim më? Si mund ta durojmë këtë? Ne e deshëm atë dhe do ta mbajmë mend përherë.” shkruan deklarata.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit