Transmetuar më 07-04-2014, 23:31

Pesë persona të armatosur kanë sulmuar mbrëmjen e sotme banesën e një biznesmeni të njohur vendas në Vlorë duke hapur zjarr në precipitim e sipër të përpjekjes për grabitje.

Ngjarja ndodhi tek shtëpia e Halim Sinaj, pronar i një biznesi karburantesh dhe një biznesi kafeje në Vlorë.

Në lagjen nr 15 pranë spitalit rajonal ku gjendet banesa që shikoni në foto, pesë persona në moshë të re, kanë hyrë brenda duke u përpjekur të kryejnë grabitje. Pasi kanë arritur të marrin një sasi parash që ende nuk konfirmohet sa është, ata kanë dalë për t’u zhdukur.

Në një moment autorët kanë hapur zjarr në dalje e sipër nga banesa, duke qëlluar me armë në ajër. Menjëherë më pas janë larguar me shpejtësi drejt lumit të Vlorës.

Policia thotë se minutat brenda banesës ku ndodhi ngjarja ishin të frikshme. Pesë agresorët kanë hyrë brenda dhe kanë lidhur burrë e grua. Duke i kërcënuar me jetë, kanë arritur t’u marrin paratë që kishin në shtëpi dhe sende personale me vlerë. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit