
Stresi i tepruar mund të jetë një vështirësi e vërtetë për të ngjizur fëmijë. Kjo pasi lëshohen në gjak substanca të cilat çrregullojnë ciklin korrekt të ovulacionit.
Një studim amerikan i botuar në revistën “Human Reproduction”, i drejtuar nga Courtney Denning-Johnson e Ohio State University Wexner Medical Center, ka analizuar analizat e gjakut të 500 femrave në moshë të ndryshme, të cilat po tentonin të ngeleshin shtatzënë.
Nga këtu u vu re se ato femra që kishin përqendrim të lartë në gjak nga ky hormon, kishin mundësi më të ulëta me 29% për të ngrelur shtatzënë.
Në këtë linjë theksohet se shqetësimi emocional prej faktit që nuk arrihet që të ngjizet një fëmijë shkakton stres negativ, i cili e bënë edhe më të vështirë ngjizjen./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





