


Është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle një modele sllovake, e cila akuzohet se ka vrarë me dy të shtëna pistoletë në kokë, ish-të fejuarin e saj, milionerin britanik Andrew Bush, 48 vjeç.
Modelja 20 vjeçare e shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle, quhet Mayka Kukucova, dhe thuhet se i kishte ngritur një pritë në shtëpi, argendarit të pasur, në Estepona, të Costa del Sol.
Bush po kthehej në shtëpi pas një javë pushimesh në vilën buzë detit, më të dashurën e tij të fundit, një vajzë britanike, kur u përball me ish-të fejuarën e tij, për të cilën thuhet se e priste brenda banesës prej disa ditësh.
Ajo e qëlloi në kokë ndërsa më tej u arratis, duke vjedhur një makinë tip Hummer, e cila ishte në pronësi të pasanikut britanik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





